Mbrojtja ajrore: Iraku dëshiron të zhvillojë bashkëpunim me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89017-mbrojtja_ajrore_iraku_dëshiron_të_zhvillojë_bashkëpunim_me_iranin
Iraku dëshiron të zhvillojë bashkëpunimin e tij me Iranin në mbrojtjen ajrore pas shkatërrimit të një droni amerikan nga ana e Gardës së Revolucionit Islamik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 23, 2019 17:16 Europe/Tirane
  • Mbrojtja ajrore: Iraku dëshiron të zhvillojë bashkëpunim me Iranin

Iraku dëshiron të zhvillojë bashkëpunimin e tij me Iranin në mbrojtjen ajrore pas shkatërrimit të një droni amerikan nga ana e Gardës së Revolucionit Islamik.

Zëvendëskomandanti i ushtrisë irakiane Tarik Abas Ibrahim Abdul Husein e bëri këtë propozim gjatë një takimi të dielën më 23 qershor me komandantin e Forcave të Mbrojtjes Ajrore të Iranit, gjeneralin Alireza Sabahi-Fard. Abdul Husein foli për aftësitë e përparuara të Republikës Islamike të Iranit në projektimin dhe prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore. "Bagdadi kërkon zgjerimin e bashkëpunimit me Iranin, pasi delegacionet ushtarake irakiane kanë vizituar tashmë bazat e Iranit për të parë aftësitë e tij mbrojtëse", tha zëvendëskomandanti i ushtrisë irakiane. Ai riafirmoi se "Irani dhe Iraku kanë lidhje të forta historike dhe fetare dhe përballen me armiq të përbashkët, çka i ka sjellë më afër të dy vendet. " Nga ana e tij, komandanti i Forcave të Mbrojtjes Ajrore të Iranit, gjeneral Alireza Sabahi-Fard, tha se Teherani ishte "plotësisht i gatshëm të siguronte nevojat e mbrojtjes së Irakut, veçanërisht në fushën e prodhimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve të mbrojtjes ajrore ". Sabahi-Fard vuri në dukje se Irani tashmë ka arritur kapacitetin për të prodhuar pajisje të ndryshme të mbrojtjes ajrore, duke përfshirë radarët taktikë dhe të lëvizshëm, sistemet e raketave dhe të artilerisë, sistemet e grumbullimit të të dhënave, pajisjet e luftës elektronike dhe dronët pa pilot. "Irani dhe Iraku janë pjesë e një umeti musliman të bashkuar dhe madje dallimet politike dhe gjeografike nuk janë në gjendje t'i ndajnë ata," tha ai.