Kamalvandi: Politikat destruktive të Amerikës kanë shtuar tensionet
Politikat destruktive të Amerikës janë bërë shkak për shtimin e tensioneve në rajon.
Kështu ka deklaruar Behruz Kamalvandi zëdhënësi i AEAI gjatë takimit që ai pati me Andrew Morrison ministër këshilltar i Anglisë për rajonin e Lindjes së Mesme i cili ndodhet për një vizitë në Teheran. Në këtë takim Kamalvandi theksoi vendosmërinë e Iranit për zhvillimin e veprimeve të tij në kuadër të pikave 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore dhe shtoi se prodhimi i uraniumit të pasuruar do të vazhdojë sipas normave të përcaktuara nga presidenti dhe këshilli suprem i sigurisë kombëtare. Zëdhënësi i AEAI në përgjigje të deklaratës së Morrison i cili ka kërkuar vetëpërmbajtje nga ana e Iranit për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore tha: Kërcënimet dhe presionet maksimale të vendosura Amerika janë të destinuara të dështojnë. Zëdhënësi i AEAI dhe ministri këshilltar i Anglisë për rajonin e Lindjes së Mesme kanë diskutuar mbi çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, më herët ministri këshilltar i Anglisë për Lindjen e Mesme u takua me Sejed Qemal Kharazi kryetar i këshillit strategjik për marrëdhëniet me jashtë të Iranit me të cilin diskutoi për çështja të rajonit të Azisë Perëndimore dhe tensionet e fundit në rajon.