Zarif: Sanksionet e Amerikës pengojnë bashkëpunimin ndërkombëtare në luftën kundër trafikimit drogës
(last modified Mon, 24 Jun 2019 11:58:39 GMT )
Qershor 24, 2019 13:58 Europe/Tirane
  • Zarif: Sanksionet e Amerikës pengojnë bashkëpunimin ndërkombëtare në luftën kundër trafikimit drogës

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se vendosja e sanksioneve dhe veprimet e njëanshme të Amerikës dhe hyrja e Uashingtonin në luftën dhe terrorizmin ekonomik kundër popullit të Iranit, pengon zbatimin e bashkëpunimit ndërkombëtar sidomos në luftën kundër lëndëve narkotike.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të hënën në konferencën e ditës botërore të luftës kundër lëndëve narkotike të zhvilluar në Teheran, shtoi: "Amerika dhe disa shteteve perëndimore janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për pasojat e hidhura dhe krijimin e pengesave në luftën kundër lëndëve narkotike".

Zarif duke thënë se vullneti i Iranit për të luftuar kundër lëndëve narkotike është i ndërtuar mbi nevojën e shmangies nga politizimi i çështjes, largimi nga politika e njëanshme dhe përkushtimi në bashkëpunimin ndërkombëtar, deklaroi: "Irani aktualisht sipas theksimit të OKB, është pionier në luftën kundër lëndëve narkotike dhe veprimet e gjëra të Republikës Islamike të Iranit që janë shoqëruar me pagimin e një çmimi të lartë moral dhe material, tregojnë seriozitetin e Iranit për të arritur në një batë pa lëndë narkotike".

Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke thënë se Irani në rrugën e luftës kundër lëndëve narkotike ka paguar një çmim të lartë duke përfshirë 8800 martirë dhe mbi 12000 invalidë të kësaj lufte, theksoi: "Përveç këtyre shpenzimeve të pakompensueshme, Irani për çdo vit shpenzon edhe mbi 300 milionë dollarë në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike".

Zarif në fund tha se Irani në mënyrë të vetme zbulon rreth 80% të sasisë së opiumit që trafikohet në të gjithë botën që kjo shifër gjatë vitit të kaluar ka shkuar në 800 tonë. Pozita gjeografike e Iranit në fqinjësi me prodhuesin më të madh të lëndëve narkotike tradicionale është bërë shkak që veprimet e Iranit të kenë ndikim rajonal dhe ndërkombëtar.

 

Tags