Takht’revançi: Amerika duhet tu japë fund aventurave kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89042-takht’revançi_amerika_duhet_tu_japë_fund_aventurave_kundër_iranit
Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB pasi vuri në dukje se Amerika ka shkelur disa herë hapësirën ajrore të Iranit, deklaroi se Uashingtoni duhet tu japë fund aventurave ushtarake, luftës dhe terrorizmit ekonomik kundër popullit iranian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 25, 2019 05:54 Europe/Tirane
  • Takht’revançi: Amerika duhet tu japë fund aventurave kundër Iranit

Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB pasi vuri në dukje se Amerika ka shkelur disa herë hapësirën ajrore të Iranit, deklaroi se Uashingtoni duhet tu japë fund aventurave ushtarake, luftës dhe terrorizmit ekonomik kundër popullit iranian.

Maxhid Takht’revançi, në një takim jo zyrtar të KS të OKB që u mbajt me kërkesë të Amerikës dhe që temë kryesore kishte rrëzimin e avionit spiun të këtij vendi në hapësirën ajrore të Iranit, tha se avioni në fjalë është rrëzuar 4 milje në brendësi të hapësirës ajrore të Iranit. Përfaqësuesi i përhershëm i ri në OKB tha se vendimi i Iranit për rrëzimin e avionit spiun amerikan ishte në përputhje me normat dhe dispozitat ndërkombëtare shtoi se në bazë të nenit 51 të kartës së OKB ku veprim i Iranit është mbrojtje e ligjshme ndërkohë që Irani ka informacione të shumta për t’i prezantuar në KS të OKB. Takht’revançi ndër të tjera përmendi mospjesëmarrjen e Iranit në këtë takim për shkak të presioneve të shumta të Amerikës dhe shtoi se Irani, të cilit i është shkelur hapësira ajrore nga avionët amerikane kishte të drejtë të merrte pjesë në takim mirëpo për fat të keq është privuar nga kjo e drejtë. Mëngjesin e së enjtes një avion amerikan i tipit Global Hawk pasi shkeli hapësirën ajrore të Iranit në provincën Hormuzgan është rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Iranit.