Zarif: Grupi B i etur për luftë
Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif duke folur mbi ngjarjet e kohëve të fundit në të cilin një avion spiun amerikan shkeli territorin iranian në Detin e Omanit tha se ai ishte zgjerimi i përpjekjeve të mëparshme të Grupi B për të tërhequr Presidentin e SHBA Donald Trump në një luftë me Iranin.
Në një mesazh në faqen e tij zyrtare Twitter, Zarif tha se Grupi B ka bërë përpjekje kundër Republikës Islamike në të kaluarën, duke përfshirë shkeljet në territorin iranian nga një avion spiun MQ2 në fund të majit dhe përpjekje të bëra për t'ia atribuuar Iranit përgjegjësinë për sulmet mbi çisternat në qytetin port të Fujairahut të Emirateve të Bashkuara Arabe. Diplomati më i lartë i Iranit vuri në dukje se të gjitha ato masa, të nxitura nga Grupi B, kishin për qëllim të joshnin Trump të futej në një luftë me Iranin, por "maturia e pengoi atë". "Grupi B" përbëhet nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA John Bolton, Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu, Princi i Kurorës Saudite Muhamed bin Selman dhe Princi i Kurorës së Abu Dhabit Muhamed bin Zajed Al Nahyan. Garda e Revolucionit Islamik (IRGC) njoftoi se forca e saj e mbrojtjes ajrore kishte hedhur poshtë një avion spiun amerikan në krahinën jugore bregdetare të vendit të Hormozgan. IRGC tha në një deklaratë se sulmi ndaj avionit spiun Global Hawk të SHBA u krye nga forca ajrore e saj pasi shkeli hapësirën ajrore iraniane pranë rajonit Kouh-e Mobarak, i cili ndodhet në rrethin qendror të Hormuzganit. Presidenti iranian Hasan Ruhani tha të dielën se shkelja e kohëve të fundit në hapësirën ajrore të Republikës Islamike nga avioni spiun amerikan është "fillimi i tensioneve të reja në rajon".