Zarif: Populli është mjeti më i madh mbrojtës i Iranit
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se kapitali më i madh dhe mjeti parandalues dhe mbrojtës i Iranit përball fuqive botërore, përveç kapaciteteve mbrojtëse dhe forcave të armatosura, është vet populli iranian.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të martën në konferencën “Frymëmarrjet e djegura” në përkujtim të viktimave të armëve kimike që u zhvillua në Teheran, deklaroi: “Viktimat e armëve kimike janë dokument i gjallë i rezistencës së Iranit Islamik dhe ata duke duruar presionin, vuajtjen, djegien dhe të gjitha sëmundjet e tjera të shkaktuara nga bombardimi me armë kimike, i kanë deklaruar botës se populli i Iranit kurrë nuk i nënshtrohet poshtërimit dhe politikës arrogancës botërore”.
Zarif duke vë në dukje përdorimin e armëve kimike nga ana e ish-diktatorit irakian Sadam Husejn kundër popullit të Iranit, deklaroi: “Ata të cilët sot po thonë se përdorimi i armëve kimike është vijë e kuqe e jona, kanë bërë të gjitha përpjekjet e tyre që të krijojnë kushtet përshtatshme për Sadam Husejnin në mënyrë që të përdorë armët kimike me shpenzimet më të vogla”.
Zarif duke iu drejtuar amerikanëve, deklaroi: “Nëse në atë kohë do të qëndronit përball Sadam Husejnit, sot grupet terroriste si ISIS nuk do të guxonin të përdornin armët kimike kundër popullit të Sirisë dhe Irakut”.
Zarif duke thënë se Irani si viktima më e madhe e armëve kimike, është pozicionuar në vijën e parë të luftës kundër këtyre armëve, deklaroi: “Irani po bënë të gjitha përpjekjet e veta për të krijuar rajonin e pastër nga armët e shkatërrimit në masë”.
Vlen të theksohet se sulmi i parë me armë kimike i kryer nga ish-regjimi Ba’th i Sadam Husejnit kundër Iranit daton që nga janari i vitit 1981, ndërsa që nga ajo kohë e deri në fund të luftës në vitin 1988, forcat e ish-regjimit të Sadam Husejnit kanë kryer 3500 sulme kimike duke vrarë dhe plagosur mbi 100 mijë civilë në qytete iraniane dhe në zona kufitare si dhe forca ushtarake në frontet e luftës.