Gjeneral Haxhizade: Amerika nuk ka guximin të sulmojë Iranin Islamik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89071-gjeneral_haxhizade_amerika_nuk_ka_guximin_të_sulmojë_iranin_islamik
Komandanti i forcave ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit ka thënë se as Amerika dhe asnjë vend tjetër nuk ka guximin të sulmojë territorin e Iranit, prandaj amerikanët duhet të tregojnë më shumë vëmendje në sjelljen e tyre.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 26, 2019 08:49 Europe/Tirane
  • Gjeneral Haxhizade: Amerika nuk ka guximin të sulmojë Iranin Islamik

Komandanti i forcave ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit ka thënë se as Amerika dhe asnjë vend tjetër nuk ka guximin të sulmojë territorin e Iranit, prandaj amerikanët duhet të tregojnë më shumë vëmendje në sjelljen e tyre.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Amir Ali Haxhizade, komandanti i forcave ajrore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e mërkurë në një prononcim para gazetarëve, vuri në dukje rrëzimin e dronit spiunazh të Amerikës në ujërat e territorit të Iranit dhe shtoi: "Agresioni i dronit spiunazh të Amerikës në hapësirën mbi ujërat territorial të Iranit është shkelje e ligjeve ndërkombëtare".

Gjeneral Haxhizade tha se një sistem kundërajror tërësisht i projektuar dhe prodhuar nga ekspertët vendor ka rrëzuar dronin spiunazh të Amerikës dhe shtoi: "Amerikanët nuk e mendonin se Irani do t'i japë përgjigje të prerë dhe atë ashpër atyre".

Të enjten në orët e para të mëngjesit më 20 qershor një dron spiunazh i Amerikës i llojit "Global Hawk" pasi kishte shkelur hapësirën ajrore të Republikës Islamike të Iranit në rajoni përball bjeshkës Mubarak në provincën Hormozgan në jug të Iranit, është qëlluar nga forcat kundërajrore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit dhe është rrëzuar.