Irani paralajmëron: Vazhdimi i marrëveshjes bërthamore varet nga bashkëpunimi gjithëpërfshirës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89084-irani_paralajmëron_vazhdimi_i_marrëveshjes_bërthamore_varet_nga_bashkëpunimi_gjithëpërfshirës
Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB ka paralajmëruar se Irani nuk mund dhe nuk duhet të mbajë i vetëm peshën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 27, 2019 06:30 Europe/Tirane
  • Irani paralajmëron: Vazhdimi i marrëveshjes bërthamore varet nga bashkëpunimi gjithëpërfshirës

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB ka paralajmëruar se Irani nuk mund dhe nuk duhet të mbajë i vetëm peshën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore.

Ditën e mërkurë në takimin e Këshillit të Sigurimit ku është shqyrtuar marrëveshja bërthamore dhe rezoluta 2231, Maxhid Takht’revançi ka thënë: Dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosja e sanksioneve kundër Iranit, janë bërë shkak që marrëveshja në fjalë të bëhet pothuajse e paefektshme. Donald Trump president i Amerikës më 8 Maj 2018 tërhoqi në formë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendosi rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i Donald Trump është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar dhe ministri i jashtëm  i Republikës Islamike të Iranit vendosjen e sanksioneve kundër Iranit e ka quajtur terrorizëm ekonomik. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimin konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani, sanksionet amerikani kundër Iranit i ka cilësuar krim kundër njerëzimit. Amerika pretendon se duke shtuar sanksionet kërkon dialog dhe negociata me Iranin për arritjen e një marrëveshjeje të re në vend të marrëveshjes së vitit 2015, mirëpo autoritetet e Iranit theksojnë se eksperienca e bisedimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore ka treguar se më nuk duhet negociuar me Amerikën. Lideri suprem i revolucionit islamik, Ajetollah Khamenei, në takimin që pati me funksionar dhe autoritetet drejtuese të sistemit gjyqësor të Iranit ka thënë se propozimi për negociata i Amerikës është mashtrim që ka si objektiv çarmatosjen dhe eliminimin e faktorëve të fuqisë së Iranit. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e mërkurë në takim me kryetarin, funksionarët e lartë dhe punonjësit e sistemit Gjyqësor të Iranit, tha se propozimi i Amerikës për negociata me Iranin është vetëm një mashtrim dhe shtoi: "Amerikanët aktualisht i kanë frikë armëve të Iranit, prandaj synojnë që nëpërmjet negociatave të eliminojnë këto armë dhe këta faktorë të fuqisë së Iranit". Ajetollah Khamenei në vazhdim kujtoi akuzat, ofendimet dhe sharjet e shtetit më djallëzor në botë, Amerikës ndaj popullit të Iranit dhe tha: "Shteti më i urryer dhe më djallëzor në botë që vet është shkaktar i luftës, përçarjes, plaçkitjes dhe vjedhjes së pasurisë së vendeve dhe popujve të botës, për çdo ditë ofendon e akuzon popullin fisnik të Iranit, mirëpo populli i Iranit për shkak të këtyre veprimeve të këqija të Amerikës nuk habitet dhe nuk tërhiqet nga të drejtat e veta". Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu sanksionet e Amerikës i vlerësoi dhunë dhe padrejtësi më të qartë ndaj popullit të Iranit dhe tha: "Në katër dekadat e fundit bashkimi i identitetit iranian me karakteristikat islame është bërë shkak që presioni dhe politikat e dhunshme të arrogancës botërore të mos ushtrojnë ndikim në lëvizjen e popullit iranian drejt progresit dhe zhvillimit". Ajetollah Khamenei gjithashtu theksoi: "Populli i fuqishëm iranian që njëkohësisht i është bërë shumë padrejtësi, me ndihmën e Zotit, do të vazhdojë të rezistojë si një bjeshkë dhe me të gjithë forcën do të vazhdojë lëvizjen e progresit dhe zhvillimit dhe do të realizojë të gjitha qëllimet e veta". Irani pas uljes së disa prej zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore u ka dhënë afat 60 ditë palëve të tjera që të marrin masat e duhura për ruajtjen e kësaj marrëveshje dhe për tu përballur me veprimet destruktive të Amerikës.