Samiti i Vienës dhe marrëveshja bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89108-samiti_i_vienës_dhe_marrëveshja_bërthamore
Njëkohësisht me afrimin e afatit 60 ditor të vendosur nga Irani që vendet evropiane të zbatojnë konkretisht zotimet  e tyre për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, diplomacia iraniane me gjithë presionet politike dhe ekonomike, ndjek interesat kombëtare të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 28, 2019 03:39 Europe/Tirane
  • Samiti i Vienës dhe marrëveshja bërthamore

Njëkohësisht me afrimin e afatit 60 ditor të vendosur nga Irani që vendet evropiane të zbatojnë konkretisht zotimet  e tyre për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, diplomacia iraniane me gjithë presionet politike dhe ekonomike, ndjek interesat kombëtare të Republikës Islamike të Iranit.

Abas Eragçi, zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit përpara organizimit të takimit të ditës së premte të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore në Vienë ka thënë: Vendet që kanë mbetur në marrëveshjen bërthamore nuk kanë mundur të rikuperojnë daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje. Në kohën kur Donald Trump më 8 maj të vitit të kaluar tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore, vendet evropiane kontaktuan me Iranin dhe prej Teheranit kërkuan të qëndrojë në marrëveshje bërthamore, mirëpo evropianët vetëm nga aspekti politik janë shprehur në mbështetje të marrëveshjes bërthamore. Ata kërkuan nga Irani të qëndrojë në marrëveshje për të shpëtuar këtë sukses diplomatik botëror mirëpo konkretisht nuk kanë bërë asgjë për të zbatuar zotimet e tyre edhe pse Irani i ka dhënë një vit afat kohë Evropës që konkretisht të rikuperojë dëmet e shkaktuara nga tërheqja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Vetëpërmbajtja e Iranit dhe mundësia e dhënë diplomacisë, nuk ka plotësuar interesat e Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe për këtë arsye Irani në përvjetorin e parë të tërheqjes së Amerikës nga kjo marrëveshje, uli dy prej zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes në fjalë. Vendimi i marrë nga Irani është një mekanizëm i përcaktuar nga vetë vendet nënshkruese të marrëveshjesh bërthamore dhe ulja e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore nuk përbën shkelje të kësaj marrëveshjeje. Në këto kushte presionet e Evropës ndaj Iranit, që Teherani të zbatojë në formë të plotë të gjitha zotimet në kuadër të marrëveshjes bërthamore, është veprimtari e palogjikshme sepse neglizhenca e vendeve të tjera nënshkruese në zbatimin praktik të zotimeve të tyre në marrëveshjen bërthamore është shkelje e kësaj marrëveshjeje. Sa i përket kësaj Maxhid Takht’revançi përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB ditën e enjte lidhur me neglizhencën e evropianëve pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore ka thënë: Evropianët kanë shkelur marrëveshjen bërthamore dhe vendet që janë zotuar për zbatimin e plotë dhe konstruktiv të marrëveshjes bërthamore duhet të zbatojnë këto zotime. Megjithatë veprimet e fundit të ndërmarra nga evropianët, nuk tregojnë se ata po përpiqen seriozisht për të ruajtur marrëveshjen bërthamore. Sa i përket kësaj Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e enjte në një letër drejtuar Federika Mogherini shefe e politikës së jashtme të BE ka përmendur neglizhencën e Evropës në zbatimin e zotimeve të saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe ka thënë: Ndërprerja e plotë apo e pjesshme e zbatimit të disa prej zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore është e drejtë e Teheranit. si rezultat nëse në takimin e ardhshëm të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore, nuk vihen re hapa konkretë nga ana e evropianëve, Irani më 8 korrik do të zbatojë fazën e dytë të uljes së zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Çdo veprim i Evropës siç është vënia në funksion të sistemit INSTEX duhet të plotësojë interesat ekonomike të Iranit. Në rast të kundër përgjegjësia për çdo mosfunksionim të marrëveshjes bërthamore dhe për heqjen e zotimeve të palëve në këtë marrëveshje bie mbi palët e tjera nënshkruese të këtij akordi ndërkombëtar sidomos mbi Evropën.