Eragçi: Durimi strategjik i Iranit ka përfunduar
Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një konferencë për shtyp në Vienë ka deklaruar se shkeljet e Evropës në zbatimin e zotimeve të tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore i kanë dhënë fund durimit strategjik të Iranit.
Abas Eragçi pasi vuri në dukje se evropianët deri më sot nuk kanë zbatuar zotimet e tyre, deklaroi se Irani nuk mund të zbatojë më në formë të njëanshme marrëveshjen bërthamore. Eragçi përmendi edhe takimin e ditës së premte të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore dehe tha: Irani në këtë takim pret të shikojë veprime konkrete nga palët e tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore dhe sidomos nga Evropa dhe në rast të kundër Irani do të vazhdojë me uljen e zotimeve të tij që është e drejtë e përcaktuar në marrëveshje. Takimi i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore do të mbahet sot në rang zv/ministrash dhe drejtuesish politik të 4 vendeve që kanë mbetur në marrëveshjen bërthamore. Irani në përvjetorin e parë të tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore më 8 maj, njoftoi uljen e dy prej zotimeve të tij në kudër të marrëveshjes bërthamore dhe ka dhënë 60 ditë afat kohë vendeve të tjera që të zbatojnë zotimet e tyre sepse në rast të kundër Irani do të hedhë hapin e dytë të uljes së zotimeve të tij.