Zarif: Bombardimi kimik i Sardashtit, njollë turpi në histori
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89119-zarif_bombardimi_kimik_i_sardashtit_njollë_turpi_në_histori
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh të tij sulmin kimik të regjimit të Sadam Huseinit të Irakut kundër qytetit Sardasht e ka quajtur njollë turpi në historinë bashkëkohore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 28, 2019 17:14 Europe/Tirane
  • Zarif: Bombardimi kimik i Sardashtit, njollë turpi në histori

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh të tij sulmin kimik të regjimit të Sadam Huseinit të Irakut kundër qytetit Sardasht e ka quajtur njollë turpi në historinë bashkëkohore.

Muhamed Xhavad Zarif, në përkujtim të 32 vjetorit të bombardimit kimik të qytetit Sardasht ka thënë: Sulmi kimik i regjimit Bath të Irakut kundër ushtarakëve dhe civilëve iranianë dhe sidomos ndaj popullit të pambrojtur të qytetit Sardasht, sulm që u krye nën heshtjen totale të Bashkësisë Ndërkombëtare dhe në veçanti të KS të OKB, është një prej ditëve më të hidhura në historinë e luftës së imponuar dhe njollë turpi për autorët përgjegjës të këtij krimi. Shefi i diplomacisë iraniane në këtë mesazh tha se është për të ardhur keq që qeveria amerikane me anë të mjeteve çnjerëzore si sanksionet dhe terrorizmi ekonomik ka shkaktuar probleme për popullin e thjeshtë dhe në veçanti për të prekurit nga sulmet kimike në Iran dhe nuk lejon dërgimin e pajisjeve mjekësore dhe medikamente, veprim ky që bie ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe është kundër konventës për ndalimin e armëve kimike. Regjimi Bath i Irakut më 28 qershor të vitit 1987 ka bombarduar me armë kimike qytetin Sardasht duke martirizuar 119 iranianë dhe plagosur 8 mijë të tjerë, shumë prej të cilëve edhe sot vuajnë pasojat e këtij sulmi.