Irani ankohet kundër Amerikës në KS të OKB
Zëvendësi juridik i Ministrisë së jashtme të Republikës Islamike të Iranit, ka thënë se kjo ministri me anë të një letre dërguar KS të OKB është ankuar pranë këtij institucioni kundër Amerikës për shkak të agresionit të avionit spiun amerikan dhe shkeljes së hapësirës ajrore të Iranit.
Golam’husein Dehkani, ka thënë: Irani në këtë letër ka bërë të ditur se në bazë të nenin 51 të konventës së OKB Irani në rast të përsëritjes së të tilla veprimeve ka të drejtë të vetëmbrohet dhe do të marrë çdo masë për tu përballur me agresione të tilla. Pala amerikane pretendon se avioni nuk është futur në hapësirën iraniane, por ajo nuk mund t’i vërtetojë pretendimet e saj, sepse avioni pas goditjes është rrëzuar në ujërat iraniane. Më 20 qershor sistemi i mbrojtjes ajrore të Iranit ka rrëzuar një avion spiun amerikan të tipit Global Hawk i cili kishte shkelur hapësirën ajrore të Iranit. Dehkani gjithashtu me padinë e ngritur nga Irani kundër Amerikës në GJND për shkak të sanksioneve amerikane ka thënë: Kjo gjykatë në një vendim paraprak ka dënuar sanksionet amerikane kundër Iranit sidomos në sektorin e ushqimeve dhe medikamenteve.