Kryetarja e Unionit Ndërparlamentar Botëror kritikon politikën e njëanshme në botë
Kryetarja e Unionit Ndërparlamentar Botërore duke kritikuar politikën e njëanshme të disa shteteve në botë, deklaroi se bota ka nevojë për dialog dhe paqe.
Zonja Gabriela Cuevas Barron, kryetarja e Unionit Ndërparlamentar Botëror, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, vuri në dukje veprimet e njëanshme të Amerikës në botë dhe tha: “Politika e njëanshme, ultranacionalizmi dhe urrejtja ndaj të huajve që në të kaluarën kanë shkaktuar shumë dëme për botën, edhe në shekullin aktual po përhapen nga disa shtete”.
Zonja Gabriela Cuevas Barron duke thënë se presioni dhe sanksionet godasin dhe dëmtojnë jetën e qytetarëve të thjeshtë, shtoi: “Sanksionet përveçse pengojnë zgjerimin e dialogut, ato krijojnë pengesa edhe për shfrytëzimin e mundësive dhe potencialeve me qëllim të arritjes në paqe dhe stabilitet”.
Kryetarja e Unionit Ndërparlamentar Botëror duke theksuar në këtë se duhet marrë mësim nga eksperienca e kaluar, deklaroi: “Bota duhet të mblidhet rreth një tryeze dhe të gjejë rrugëzgjidhje gjithpërfshirëse për problemet”.
Kryetarja e Unionit Ndërparlamentar Botëror më 22 qershor ka zhvilluar një vizitë në Teheran për të marrë pjesë në mbledhjen e komitetit politik të Unionit Ndërparlamentar të Azisë.