Zarif: Irani do të forcojë rezistencën përballë presioneve amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89146-zarif_irani_do_të_forcojë_rezistencën_përballë_presioneve_amerikane
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif tha se Republika Islamike do të vazhdojë të bëjë rezistencë të fortë përballë fushatës së "presionit maksimal" të Shteteve të Bashkuara, ashtu siç rezistoi gjatë luftës Iran-Irak në vitet 1980.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 29, 2019 16:41 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani do të forcojë rezistencën përballë presioneve amerikane

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif tha se Republika Islamike do të vazhdojë të bëjë rezistencë të fortë përballë fushatës së "presionit maksimal" të Shteteve të Bashkuara, ashtu siç rezistoi gjatë luftës Iran-Irak në vitet 1980.

"Më 28 qershor ne përkujtojmë sulmin e tmerrshëm kimik ndaj civilëve tanë në rajonin Sardasht të Iranit", shkroi Zarif në një postim të botuar në faqen e tij zyrtare në Twitter të shtunën. "Ne kurrë nuk do të harrojmë se bota perëndimore e mbështeti dhe e armatosi Sadamin, madje edhe me armë kimike", shtoi ai, duke kritikuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për moslejimin e dënimit të sulmit kimik kundër civilëve në Sardasht. "Këshilli i Sigurimit nuk e dënoi kurrë sulmin kimik kundër popullit tonë. Ne rezistuam atëherë dhe do të rezistojmë edhe tani", tha ai. Gjatë luftës Iran-Irak, diktatori i Irakut Sadam Husein zhvilloi disa sulme kimike në qytetet e Iranit, duke shkaktuar shumë viktima që ende vuajnë pas disa dekadash. Në qershor të vitit 1987, forcat ajrore irakiane sulmuan me bomba kimike katër zonat më të populluara të rajonit Sardasht në provincën perëndimore Azarbajxhan të Iranit. Sulmi në këtë qytet vrau menjëherë rreth 130 njerëz dhe plagosi mijëra të tjerë. Disa vende perëndimore, përfshirë Gjermaninë, Britaninë e Madhe, SHBA-të dhe Francën i dhanë diktatorit irakian pajisje dhe materiale për të ndërtuar armë kimike.