Musavi: Irani diplomacisë i përgjigjet me diplomaci, presionit me rezistencë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj polemikave të autoriteteve amerikane dhe në veçanti ndaj deklaratave të këshilltarit për sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë i cili ka thënë se Irani duhet t’i përgjigjet diplomacisë me diplomaci, ka thënë se Irani diplomacisë i përgjigjet me diplomaci ndërsa presionit me rezistencë.
Abas Musavi vuri në dukje se përmbajtja e diplomacisë së qeverisë amerikane nënkupton sanksionet dhe terrorizmin ekonomik dhe tha se Irani deri më sot nga qeveria amerikane nuk ka parë gjë tjetër veçse sanksione të jashtëligjshme, luftë dhe terrorizëm ekonomik, të cilat u përgjigjet. Zëdhënësi i këshillit të sigurisë kombëtare në Amerikë ditën e shtunë ka kërkuar ndërprerjen e programit paqësor bërthamor të Iranit. Garret Marquis gjithashtu ka pretenduar se Donald Trump është i gatshëm të futet në bisedime me Iranin dhe tha se Teherani kërkesës së Trump për diplomaci duhet t’i përgjigjet me diplomaci. Presidenti amerikan pas tërheqjes së jashtëligjshme nga marrëveshja bërthamore ka bërë përpjekje të shumta për ta detyruar Iranin që të futet në bisedime. Trump ka pretenduar se objektivi i politikës së presioneve maksimale kundër Iranit është arritja e një marrëveshjeje të re me Teheranit në të cilën të trajtohen të gjitha temat e parashikuara nga Amerika.