Ekipi iranian i volejbollit fiton kundrejt Bullgarisë
Ekipi kombëtar Iranin i volejbollit në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë ka fituar kundrejt bullgarisë duke luajtur me ekipin rezervë.
Në kampionatin e ligës botërore të volejbollit për vitin 2019, dje ekipi kombëtar iranian është ndeshur me ekipin kombëtar të Bullgarisë duke fituar me rezultatin 3 me 0 përkatësisht me nga 25-23 pikë, 25-23, dhe 25-21 pikë. Mbrëmjen e së premtes ekipi iranian në javën e pestë të kampionatit të volejbollit për vitin 2019, u ndesh dhe fitoi kundrejt Serbisë dhe u shpall ekipi i parë që kalon në fazën finale. Ekipi iranian i volejbollit në ndeshjen e zhvilluar përballë Serbisë fitoi me rezultatin 3 me 1. Dje në darkë ekipi iranian u ndesh me ekipin kombëtar të Bullgarisë ndërsa ditën e dielë do të ndeshet me ekipin kombëtar të Amerikës. 6 ekipet më të mira të këtij kampionati, do të kalojnë për në fazën finale e cila zhvillohet në Amerikë. faza e fundit seleksionuese e këtij kampionati do të mbahet më datë 10-14 korrik.