A mundet Evropa të shpëtojë marrëveshjen bërthamore me Iranin?
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89173-a_mundet_evropa_të_shpëtojë_marrëveshjen_bërthamore_me_iranin
Ajo që u diskutua në takimin e Vjenës është e kufizuar në premtime që nuk mbulojnë angazhimet e evropianëve, të marra në kuadrin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 30, 2019 17:49 Europe/Tirane
  • A mundet Evropa të shpëtojë marrëveshjen bërthamore me Iranin?

Ajo që u diskutua në takimin e Vjenës është e kufizuar në premtime që nuk mbulojnë angazhimet e evropianëve, të marra në kuadrin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.


Prandaj, Irani është i vendosur në pozitën e tij dhe i kërkon me forcë palës evropiane të përmbushë pjesën e saj të kontratës, sepse këto premtime të shumta nuk mund të zëvendësojnë angazhimet që duhet të përmbushin evropianët. Diplomacia iraniane në takimin e Vjenës pati një arritje të rëndësishme; një takim i shënuar nga prania e përfaqësuesve të vendeve nënshkruese të marrëveshjes bërthamore të cilët u takuan në Vjenë për të gjetur një zgjidhje që duhej të shpëtonte marrëveshjen bërthamore me Iranin. Në këtë takim, evropianët njoftuan themelimin e mekanizmit INSTEX, i cili duhet të nxisë marrëdhëniet tregtare me Iranin dhe të ndihmojë në anashkalimin e sanksioneve amerikane. Kjo mund të nxisë furnizimin e naftës iraniane te klientët e saj evropianë . Për iranianët, të cilët kanë vendosur një afat prej dy muajsh për evropianët që të kundërshtojnë sanksionet e Shteteve të Bashkuara, krijimi i INSTEX-it tregon në një farë mënyre dëshirën e Evropës për të mosrespektuar sanksionet e SHBA. Por kjo nuk mjafton. Në lidhje me këtë, Abas Erakçi, zëvendësministri i jashtëm i Iranit, theksoi se masat e marra nga evropianët nuk ishin të mjaftueshme dhe se Teherani ishte ende i vendosur të tërhiqej nga disa nene të marrëveshjes bërthamore derisa shtetet evropiane të përmbushin pjesën e tyre të kontratës. Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, sistemin tregtar dhe shkëmbimeve financiare të Evropës me Iranin të quajtur INSTEX e ka cilësuar një automjet të bukur, por pa karburant që në gjendjen e aktuale nuk plotëson nevojat e Iranit. Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB ndër të tjera shtoi se Irani përgjatë vitit të fundit ka zbatuar të gjitha zotimet e tij, mirëpo evropianët janë mjaftuar vetëm me deklarata në mbështetje të marrëveshjes bërthamore. Takht’revançi rikujtoi se mbështetja verbale e kësaj marrëveshjeje nuk zgjidh problemet e Iranit dhe shtoi se nëse Evropa dëshiron të ruajë marrëveshjen bërthamore ajo duhet të hedhë hapa konkretë dhe të dukshëm. Ajo që Irani dëshiron është që eksportet e tij të naftës të rikthehen në tregjet botërore dhe të ardhurat e tij të naftës të kthehen në nivelin e tyre para sanksioneve. Ndërkohë, një tanker kinez kapërceu Ngushticën e Hormuzit katër ditë më parë për të transportuar naftën iraniane, një gjest që konkretizon kundërshtimin e Pekinit ndaj sanksioneve të SHBA. Përveç kësaj, ky veprim mund të inkurajojë konsumatorët e tjerë të naftës iraniane që të mos ndalojnë importet e tyre. Në të vërtetë, ajo që u diskutua në takimin e Vjenës është e kufizuar në premtime që nuk mbulojnë angazhimet e evropianëve të marra nën marrëveshjen bërthamore.