Takht’revançi; Nuk negociojmë nën kushtet e presioneve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89181-takht’revançi_nuk_negociojmë_nën_kushtet_e_presioneve
Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka thënë se Uashingtoni duhet të heq dorë nga gabimi i tij dhe të kthehet në marrëveshjen bërthamore, sepse Irani nuk negocion në kushtet e presioneve dhe kërcënimeve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 01, 2019 05:09 Europe/Tirane
  • Takht’revançi; Nuk negociojmë nën kushtet e presioneve

Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka thënë se Uashingtoni duhet të heq dorë nga gabimi i tij dhe të kthehet në marrëveshjen bërthamore, sepse Irani nuk negocion në kushtet e presioneve dhe kërcënimeve.

Maxhid Takht’revançi, në një intervistë për CNN lidhur me veprimet e Iranit për uljen e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore në përgjigje të neglizhencës së palës tjetër nënshkruese të kësaj marrëveshjeje, ka thënë: Irani nuk shkel zotimet e tij dhe në bazë të disa neneve të marrëveshjes bërthamore është e drejtë e Iranit që të ulë nivelin e zotimeve të veta. Sa i përket sistemit të shkëmbimeve financiare të Evropës me Iranin, INSTEX, përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka thënë: Koha po përfundon. Vënia në funksion e këtij sistemi ka marrë mëse 1 vit kohë. Evropa duhet të nxitojë sepse në rast të kundër sistemi nuk ka asnjë dobi. Përfaqësuesi i Iranit në OKB gjithashtu tha se Irani nuk kërkon tensione dhe konflikte në rajon mirëpo asnjëherë nuk ul kokën përballë presioneve.