Musavi: Kushtet aktuale për zbatimin e INSTEX nuk janë bindëse
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89193-musavi_kushtet_aktuale_për_zbatimin_e_instex_nuk_janë_bindëse
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke sinjalizuar mekanizmin INSTEX ka thënë se kushtet aktuale për zbatimin e këtij sistemi nuk janë bindëse.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 01, 2019 15:52 Europe/Tirane
  • Musavi: Kushtet aktuale për zbatimin e INSTEX nuk janë bindëse

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke sinjalizuar mekanizmin INSTEX ka thënë se kushtet aktuale për zbatimin e këtij sistemi nuk janë bindëse.

Abas Musavi, në një konferencë për shtyp deklaroi se nuk kanë mbetur shumë kohë deri në përfundimin e ultimatumit prej 60 ditësh të vendosur nga Irani për evropianët dhe shpresoi se evropianët do të hedhin hapa të rëndësishëm për të vënë në zbatim sistemin INSTEX, sepse në rast të kundërt Irani do të hedhë hapin e dytë të tij. Nëse hidhen hapa konkretë, të prekshëm dhe bindës nga ana e evropianët, Irani mund të rikthejë hapat e ndërmarra për uljen e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, mirëpo për momentin ky proces vazhdon, tha në fjalën e tij zëdhënësi Musavi. Donald Trump president i Amerikës më 8 Maj 2018 tërhoqi në formë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendosi rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i Donald Trump është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimin konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.