Zangane: Negociatat me Amerikën nuk realizohen
(last modified Tue, 02 Jul 2019 07:03:43 GMT )
Korrik 02, 2019 09:03 Europe/Tirane
  • Zangane: Negociatat me Amerikën nuk realizohen

Ministri i naftës i Republikës Islamike të Iranit lidhur me mundësinë e negociatave mes Iranit dhe Amerikës ka thënë se nëse Uashingtoni synon të ndryshojë kushtet aktuale në fillim duhet të heqë sanksionet kundër Iranit.

Bizhan Namdar Zangane, në kuadër të ceremonisë për hapjen e takimit të 176-të të vendeve anëtare të OPEC-ut në Vienë ka thënë: Kur sanksionet amerikane kundër Iranit vazhdojnë, sidomos sanksionet e naftës, të flasësh për negociata është e kotë. Në rast se sanksionet hiqen atëherë Amerika mund të vërejë ndryshimin e situatës aktuale. Ministri iranian i naftës theksoi se tregu i naftës nuk duhet politizuar dhe nuk duhet kthyer në një faktor për të ushtruar presion ndaj vendeve të tjera, apo për të kufizuar eksportin e naftës. Ministri iranian i naftës tha se kërkesat e Iranit në takimin e OPEC-ut do të realizohen shtoi se Irani ashtu si në të kaluarën do të kërkojë që të përjashtohet nga programi për uljen e nivelit të prodhimit të naftës së organizatës OPEC.

Tags