Larixhani: Iranianët përgjatë historisë gjithnjë kanë rezistuar përball armiqve
(last modified Tue, 02 Jul 2019 13:27:24 GMT )
Korrik 02, 2019 15:27 Europe/Tirane
  • Larixhani: Iranianët përgjatë historisë gjithnjë kanë rezistuar përball armiqve

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se iranianët përgjatë historisë gjithnjë me vullnet të palëkundur kanë qëndruar përball armiqve.

Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, ditën e martë në ceremoninë e përkujtimit të martirëve të sulmit të anijes luftarake amerikane kundër avionit të transportit civil të Iranit që u zhvillua në Teheran, vuri në dukje krimet e Amerikës në Iran dhe tha: "Populli i Iranit nuk ka harruar krimet e Amerikës si grusht shtetin e gushtit të vitit 1953, agresionin ushtarak të ish-diktatorit irakian Sadam Husejn dhe sulmin kundër avionit të transportit civil të Iranit në Gjirin Persik".

Larixhani duke kujtuar sanksionet anti-iraniane të Amerikës, shtoi: "Amerikanët po mendojnë që me kërcënim mund ta dorëzojnë popullin e Iranit. Kjo tregon se problemi i Amerikës është perceptimi i gabuar i Amerikës rreth rajonit të Azisë Perëndimore dhe paaftësinë e tyre për ta kuptuar kulturën dhe civilizimin e Iranit. Amerikanët po mendojnë se nëse sjellin aeroplanmbajtësen në rajon, mund ta detyrojnë Iranin që të dorëzohet".

Larixhani në vazhdim vuri në dukje dështimet e Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore dhe theksoi: "Amerika po bënë përpjekje të krijojë koalicion anti-iranian, mirëpo nuk do të ketë sukses as në këtë drejtim".

Vlen të theksohet se më 3 korrik të vitit 1988, avioni i transportit civil të Irani i cili ishte nisur nga qyteti Bandar Abas në jug të Iranit në drejtim të Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe, mbi hapësirën ajrore të Gjirit Persik është qëlluar nga dy raketa të lëshuar nga aeroplanmbajtësja amerikane "USA Winston" dhe si pasojë u vranë 290 pasagjerë të këtij avioni në mesin e tyre 66 fëmijë, 53 gra dhe 46 shtetas të vendeve të huaja.

 

Tags