Gjeneral Salami: Irani ka potencial të jashtëzakonshëm mbrojtës
Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit ka thënë se Irani ka potencial të jashtëzakonshëm mbrojtës dhe aktualisht fuqia e Iranit është e njohur në nivel botëror.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e mërkurë në një takim me komandantët dhe funksionarët e lartë e bazës kundërajrore "Khamtemul-Anbija s.a.v.s." të Iranit, theksoi faktin se duhet shqyrtuar të gjitha rrugët për të ngadhënjyer ndaj armikut dhe shtoi: "Aktualisht armiku ka dal në skenë me të gjitha potencialet dhe kapacitetet e veta dhe po përdorë të gjitha elementet dhe forcat për të ushtruar sa më shumë presion kundër Iranit në një atmosferë operative".
Gjeneral Salami në vazhdim tha se Irani në mënyrë fizike, politike dhe ekonomike është duke zhvilluar një betejë të gjerë me armikun, ndërsa shtoi: "Irani në skenën e vërtetë ka arritur të thyejë hegjemoninë improvizuese dhe artificiale të Amerikës të krijuar në sferën psikologjike të botës dhe ka mbyllur të gjitha rrugët ushtarake për armikun".