Zarif: Irani nivelin e pasurimit të uraniumit e përcakton vet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89238-zarif_irani_nivelin_e_pasurimit_të_uraniumit_e_përcakton_vet
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në reagim ndaj deklaratave të autoriteteve amerikane në lidhje me pasurimin e uraniumit nga ana e Iranit, deklaroi: "Republika Islamike e Iranit e përcakton vet nivelin e pasurimit të uraniumit.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 03, 2019 09:27 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani nivelin e pasurimit të uraniumit e përcakton vet

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në reagim ndaj deklaratave të autoriteteve amerikane në lidhje me pasurimin e uraniumit nga ana e Iranit, deklaroi: "Republika Islamike e Iranit e përcakton vet nivelin e pasurimit të uraniumit.  

Autoritetet amerikane duke përfshirë edhe Donald Trump, presidentin e Amerikës dhe Mike Pompeo, shefin e DASH, të martën në reagim ndaj shtimit të rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit, në deklarata në kundërshtim me ligjet dhe të drejtat ndërkombëtare dhe përmbajtjen e marrëveshjes bërthamore, kanë thënë se Irani në asnjë nivel nuk duhet të bëjë pasurimin e uraniumit.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e mërkurë në një prononcim para gazetarëve, shtoi: "Trump së pari duhet të ndalë sanksionet e paligjshme kundër Iranit dhe pastaj të flasë në lidhje me nivelin e pasurimit të uraniumit të Iranit".

Zarif gjithashtu në lidhje me 11 zotimet e evropiane në kuadër të marrëveshjes bërthamore, tha: "Këto 11 zotimeve përfshinë shitjen e naftës së Iranit, kthimin e parave të naftës së Iranit, investimin në Iran, transportin, transportin ajror dhe transportin detar. Në asnjë prej këtyre zotimeve nuk ekziston mekanizmi INSTEX në kohën kur ky mekanizëm është përgatitje për zbatimin e 11 zotimeve të evropianëve në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Prandaj tani e tutje niveli i zbatimit të zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore do të jetë në të njëjtën masë sa është zbatimi i zotimeve të evropianëve".