Irani do të riaktivizojë reaktorin e ujit të rëndë në Arak
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89245-irani_do_të_riaktivizojë_reaktorin_e_ujit_të_rëndë_në_arak
Presidenti iranian Hasan Ruhani deklaroi se reaktori bërthamor i ujit të rëndë në Arak të Iranit, i cili u ra dakord të ridizenjohej sipas një marrëveshjeje bërthamore të vitit 2015, do të rifillojë aktivitetet e tij të mëparshme pas 7 korrikut nëse nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes nuk arrijnë të parandalojnë fundin e marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 03, 2019 17:02 Europe/Tirane
  • Irani do të riaktivizojë reaktorin e ujit të rëndë në Arak

Presidenti iranian Hasan Ruhani deklaroi se reaktori bërthamor i ujit të rëndë në Arak të Iranit, i cili u ra dakord të ridizenjohej sipas një marrëveshjeje bërthamore të vitit 2015, do të rifillojë aktivitetet e tij të mëparshme pas 7 korrikut nëse nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes nuk arrijnë të parandalojnë fundin e marrëveshjes bërthamore.

Ruhani tha se vendimi i Iranit në lidhje me reaktorin në Arak mund të ndryshohej vetëm "nëse nënshkruesit e tjerë veprojnë sipas të gjitha angazhimeve të tyre në lidhje me këtë objekt bërthamor". "Niveli i pasurimit të uraniumit nuk do të qëndrojë më 3.67 për qind," tha presidenti iranian duke shtuar: "Ky angazhim i marrë nën marrëveshjen bërthamore do të mënjanohet dhe ne do të rrisim nivelin e pasurimit në çfarëdo sasie që ne e gjykojmë të nevojshme dhe që kemi nevojë". "Nëse marrëveshja bërthamore mund të vlerësohet si një pakt i mirë dhe Irani këshillohet të mbetet pjesë e tij, pse SHBA dhe Evropa nuk e respektojnë atë?", shtroi pyetjen presidenti Ruhani. Shefi Ekzekutiv i Iranit gjithashtu komentoi reagimin e Presidentit të SHBA Donald Trump për masën e fundit të Iranit për të tejkaluar kufirin prej 300 kilogram në prodhimin e uraniumit të pasuruar si pjesë e përgjigjeve të tij bërthamore. Duke reaguar ndaj këtij vendimi, Trump tha se Teherani ishte "duke luajtur me zjarrin". "Nëse SHBA-ja është kaq e frikësuar nga fjala 'zjarr', atëherë nuk duhet të ndezë një zjarr ", tha Ruhani duke shtuar: "Ky zjarr mund të shuhet vetëm duke u kthyer në angazhimet dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara".