Irani kampion bote në mundje për punëtorët
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89247-irani_kampion_bote_në_mundje_për_punëtorët
Ekipi iranian i mundjes për punëtorët, pasi ka fituar 7 medalje ari dhe 1 bronzi, është shpallur kampion bote në garat e zhvilluara në Spanjë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 04, 2019 05:13 Europe/Tirane
  • Irani kampion bote në mundje për punëtorët

Ekipi iranian i mundjes për punëtorët, pasi ka fituar 7 medalje ari dhe 1 bronzi, është shpallur kampion bote në garat e zhvilluara në Spanjë.

Raundi i gjashtë i kampionatit botëror për punëtorët dhe amatorët në mundje u mbajt në qytetin Tortosa të Spanjës dhe në të kanë marrë pjesë 3 mijë sportistë nga 42 vende të botës. Kampionati u zhvillua për 6 ditë me radhë. Irani në këtë kampionat është përfaqësuar me një grup prej 140 sportistësh në 9 degë dhe të ndarë në 16 skuadra.