Musavi i drejtohet homologut të tij francez
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dje në darkë u është drejtuar kritikave të homologut të tij francez lidhur me veprimet e Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe ka thënë: Deri në kohën kur të zbatoni zotimet tuaja, ne në po atë formë do të zbatojmë zotimet tona.
Zëdhënësi i MPJ të Francës Agnes Von Der Muhll, në reagim ndaj vendimit të Iranit për uljen e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore ka pretenduar se ky veprim nuk do të ketë dobi për Iranin dhe për këtë i kërkoi Iranit të kthehet në nivelin e përcaktuar të sasisë së prodhimit të uraniumit. Ndërsa në lidhje me 11 zotimet e evropiane në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha: "Këto 11 zotimeve përfshinë shitjen e naftës së Iranit, kthimin e parave të naftës së Iranit, investimin në Iran, transportin, transportin ajror dhe transportin detar. Në asnjë prej këtyre zotimeve nuk ekziston mekanizmi INSTEX në kohën kur ky mekanizëm është përgatitje për zbatimin e 11 zotimeve të evropianëve në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Prandaj tani e tutje niveli i zbatimit të zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore do të jetë në të njëjtën masë sa është zbatimi i zotimeve të evropianëve".