Zarif reagon ndaj mundësisë së sanksionimit të tij
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë për gazetën Nju Jork Times ka reaguar ndaj mundësisë për sanksionimin e tij nga ana e Amerikës dhe ka thënë se nuk ka asnjë problem me këto sanksione.
Muhamed Xhavad Zarif, ka thënë se ai dhe familja e tij nuk kanë asnjë pronë apo llogari bankare jashtë vendit dhe shtoi se Irani është jeta e vetme e tij. Ndër të tjera ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shtoi se i vetmi objektiv që ndiqet nga futja e tij në listën e personave të sanksionuar nga Amerika është kufizimi i kapacitetit të tij për të komunikuar dhe dialoguar. Steven Mnuchin, sekretari i thesarit në Amerikë ka deklaruar se të hënën e ardhshme, emri i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit mund të futet në listën e personave të sanksionuar nga Amerika. Ministri Zarif lidhur me uljen e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore ka thënë se marrëveshja shumëpalëshe nuk mund të zbatohet vetëm nga njëra palë. Irani do të respektojë marrëveshjen në fjalë deri në atë kohë kur palët e tjera të zbatojnë zotimet e tyre, tha në fjalën e tij Muhamed Xhavad Zarif.