Ekipi kombëtar I karatesë I Iranit shpallet kampion bote
Ekipi kombëtar i karatesë të punëtorëve të Iranit duke fituar 9 medalje të ndryshme është shpallur kampion bote.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, ekipi kombëtar i karatesë të punëtorëve, në total ka marrë 6 medalje ari, 1 argjendi dhe 2 bronzi dhe është shpallur kampion bote i lojërave të zhvilluara në Spanjë. Gjithashtu dje ekipi iranian i mundjes për punëtorët, pasi ka fituar 7 medalje ari dhe 1 bronzi, është shpallur kampion bote në garat e zhvilluara në Spanjë. Raundi i gjashtë i kampionatit botëror për punëtorët dhe amatorët në mundje u mbajt në qytetin Tortosa të Spanjës dhe në të kanë marrë pjesë 3 mijë sportistë nga 42 vende të botës. Kampionati u zhvillua për 6 ditë me radhë. Irani në këtë kampionat është përfaqësuar me një grup prej 140 sportistësh në 9 degë dhe të ndarë në 16 skuadra.