Irani kritikon Bashkësinë Ndërkombëtare për heshtje ndaj rrëmbimit të diplomatëve iranianë
Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit në përvjetorin e rrëmbimit të katër diplomatëve iranianë në Liban, ka deklaruar se edhe pasi kanë kaluar shumë vite nga ky veprim terrorist, për fat të keq Bashkësia Ndërkombëtare dhe organizatat pretenduese të të drejtave të njeriut nuk kanë bërë kurrfarë veprimi serioz ndaj këtij krimi.
Më 5 korrik të vitit 1982, mercenarët e regjimit sionist me anë të një veprimi terrorist, kanë rrëmbyer katër diplomatët iranian me emra Mohsen Musavi, Ahmed Muteveseljan, Kazem Ekhvan dhe Taghi Rastgare Moghadam në territorin e Libanit.
Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit të premten me anë të një deklarate në përkujtim të diplomatëve iranian të rrëmbyer në Liban, ka deklaruar: “Dëshmitë tregojnë se diplomatët iranianë të rrëmbyer në Liban u janë dorëzuar forcave pushtuese të regjimit sionist në atë kohë dhe më pas janë transferuar në territoret e pushtuara dhe aktualisht ndodhen në burgjet e regjimit sionist”.
Në këtë deklaratë gjithashtu thuhet: “Duke marrë parasysh pushtimin e Libanit në atë kohë nga regjimi sionist që ishte bërë me mbështetjen e plotë të Amerikës, Irani e konsideron regjimin sionist dhe mbështetësit e tij përgjegjës politik dhe juridik për këtë veprim terrorist”.
Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit duke vlerësuar bashkëpunimin dhe veprimet e qeverisë së Libanit për ta qartësuar fatin e këtyre katër diplomatëve iranianë, edhe një herë ka kërkuar nga autoritetet e Libanit dhe gjithashtu nga sekretari i përgjithshëm i OKB dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe nga institucionet e tjera ndërkombëtare që të zbatojnë përgjegjësinë e tyre në ndjekjen e kësaj dosje.
Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit përsëri duke propozuar formimin e një komiteti hetimor nga ana e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në lidhje me gjendjen e diplomatëve iranian të rrëmbyer, është shpreh optimist për lirimin e të gjithë të burgosurve në burgjet e regjimit sionist sidomos katër diplomatët e rrëmbyer iranianë.