Irani mund të rrisë nivelin e pasurimit të uraniumit në 5%
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89317-irani_mund_të_rrisë_nivelin_e_pasurimit_të_uraniumit_në_5
Një zyrtar i lartë iranian tha se Irani mund të rrisë nivelin e uraniumit të pasuruar në të paktën pesë për qind që nga 7 korriku, si pjesë e një vendimi për të reduktuar angazhimet e tij nën një marrëveshje bërthamore të vitit 2015.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 06, 2019 17:25 Europe/Tirane
  • Irani mund të rrisë nivelin e pasurimit të uraniumit në 5%

Një zyrtar i lartë iranian tha se Irani mund të rrisë nivelin e uraniumit të pasuruar në të paktën pesë për qind që nga 7 korriku, si pjesë e një vendimi për të reduktuar angazhimet e tij nën një marrëveshje bërthamore të vitit 2015.

Ali Akbar Velajati, një këshilltar i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, tha në një intervistë se Irani do të rrisë kufirin prej 3.67% të pasurimit të uraniumit në bazë të nevojave për aktivitetet e tij paqësore. "Për shembull, në mënyrë që ne të jemi në gjendje të përdorim uranium në reaktorin atomik të Bushehrit, nevojitet një pastërti prej pesë për qind dhe ky është një qëllim tërësisht paqësor që ne të gjenerojmë energji nga reaktori i ndërtuar bashkërisht nga Irani dhe Rusia" tha Velajati. Niveli më i lartë i uraniumit të pasuruar do të jetë gjithashtu i dobishëm për nevojat e tjera rutinë, industriale dhe energjetike të vendit, të cilat "janë jetike për ne", tha ai. Velajati theksoi se Teherani nuk do të tërhiqet nga marrëveshja nëse palët e tjera nuk largohen prej saj. "Ne definitivisht nuk do të iniciojmë asnjë lëvizje, përveçse nëse pala tjetër e bën atë të parën. Deri tani ... amerikanët kanë shkelur drejtpërdrejt marrëveshjen bërthamore dhe evropianët kanë vepruar kështu në mënyrë indirekte, kështu që ne do të tregojmë reagim saktësisht proporcional me shkeljet e marrëveshjes", tha ai.