Fundi I ultimatumit 60-ditor, ruajtja e marrëveshjes apo kthim prapa
Ultimatumi 60-ditor i vendosur nga Irani që palët e tjera të plotësojnë zotimet e tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore përfundon sot.
Në bazë të paragrafit 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore Irani pasi të ketë arritur përfundimin se palët e tjera nuk zbatojnë zotimet e tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore mund të marrë masa reciproke në përputhje me marrëveshjen dhe mund të ndërpresë një pjesë të zotimeve të tij ose të ulë nivelin e tyre. Në këto kushte Irani më 8 maj të vitit 2019, njëkohësisht me përvjetorin e parë të dalje së Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në përgjigje të moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga dalja e Uashingtonit, mori vendim për uljen e zotimeve në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore. Përveç kësaj Irani u ka dhënë 60 ditë afat kohë palëve të tjera që të zbatojnë zotimet e tyre sidomos në sektorin bankar dhe të naftës dhe ka thënë se në të kundërt Irani do të ndërmarrë hapa për uljen e zotimeve të tij. Faza e parë e uljes së zotimeve nga Irani ishte rritja e nivelit të prodhimit të uraniumit të pasuruar në gradë të ulët duke tejkaluar kuotën 300 kg. Irani ka njoftuar se është duke zbatuar fazën e dytë të uljes së zotimeve të tij që është prodhimi i uraniumit të pasuruar mbi nivelin 3.67% dhe kthimin e tij në nivelin që ka qenë përpara marrëveshjes bërthamore. Donald Trump president i Amerikës ka përcaktuar kushte dhe ka thurur skenarë të ndryshëm dhe të papranueshëm për negociata si diskutimi mbi kapacitetin raketor të Iranit dhe përjetësimi i pikave të parashikuara në marrëveshjen bërthamore për Teheranin, gjë e cila tregon se Amerika dhe disa palë të tjera evropiane janë në ndjekje të realizimit të objektivave të tjerë që nuk kanë aspak lidhje me marrëveshjen bërthamore. Ndërkohë Irani ka pranuar vullnetarisht uljen e nivelit të aktiviteteve të tij bërthamore vetëm e vetëm që të krijojë besim tek palët e tjera mirëpo Donald Trump me tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja në fjalë jo vetëm që ka shkelur rezolutën e KS të OKB që konfirmon këtë marrëveshje por ka shkelur edhe të gjitha pikat e marrëveshjes në fjalë. Donald Trump e ka anuluar marrëveshjen bërthamore në formë të një anshme. Që nga ajo kohë presidenti amerikan ndërmori politikën e ushtrimit të presioneve maksimale kundër Iranit dhe është munduar të vendosë sanksionet më të ashpra ndaj Iranit për ta detyruar Teheranin të nënshkruajë një marrëveshje të re. Mirëpo siç ka thënë edhe Niler Anen, këshilltar i ministrisë së jashtme të Gjermanisë: Strategjia e presionit maksimal të Trump kundër Iranit nuk do ta detyrojë Teheranin të futet në tryezën e bisedimeve. Ftohja e Iranit ndaj marrëveshjes bërthamore është e kuptueshme. Tani mesazhi i Iranit për palët e tjera nënshkruese të marrëveshjes është i qartë. Mekanizmi INSTEX deri tani ishte vetëm një veprim sipërfaqësor. Siç ka thënë presidenti i Republikës Islamike të Iranit, një INSTEX bosh nuk i hyn në punë askujt.