Çfarë i pret "piratët" e Madhërisë së Saj?
Kanë kaluar katër ditë pasi "piratët" e Madhërisë së Saj Elizabeta II, me urdhër të amerikanëve dhe izraelitëve, vazhdojnë të mbajnë në mënyrë të paligjshme një supertanker me rreth 2 milionë fuçi naftë iraniane në bord.
Sulmi kundër tankerit u zhvillua në ujërat ndërkombëtare dhe përfshiu komandot e armatosur. Ky akt i agresionit është më se i mjaftueshëm për të shkaktuar një përgjigje iraniane. Kjo perspektivë nuk duhet të përjashtohet. Sidomos pasi që komandot e Madhërisë së Saj i përdorën të gjitha potencialet e tyre luftarake për të kapur tankerin dhe vendosën që atë dhe anëtarët e ekuipazhit t'i mbajnë peng për 14 ditë. Zëvendësministri i Jashtëm iranian Abas Erakçi, ka paralajmëruar qartë Mbretërinë e Bashkuar, veprimi i së cilës shkel ligjin ndërkombëtar, duke thënë: "Asnjë ligj nuk u lejon britanikëve të kapin këtë cisternë, e cila duhet të lirohet shumë shpejt. Në bazë të traktateve të ndryshme në fuqi në botë, veçanërisht në fushat e deteve dhe oqeaneve dhe lundrimit në ujërat e hapura, të gjitha anijet, qofshin komerciale apo jo, lejohen të lundrojnë në ujërat e hapura dhe nuk duhet të shqetësohen në asnjë rrethanë. Në bazë të kësaj, konfiskimi nga marina britanike e cisternës "Grace 1" bie në kundërshtim me të gjitha traktatet ndërkombëtare dhe asnjë justifikim si ai që anija që bartte naftë për Sirinë, nuk mund të legalizojë një veprim të tillë. Edhe në qoftë se ky pretendim i Londrës ishte i saktë, asnjë nga rregulloret ndërkombëtare apo rezolutat e Këshillit të Sigurimit nuk ndalon dërgimin e naftës në Siri, veçanërisht pasi ky pretendim ishte krejtësisht i rremë dhe i pasaktë. Republika Islamike e Iranit rezervon të drejtën për të paraqitur një ankesë kundër qeverisë britanike tek institucionet ndërkombëtare, si për shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe për dëmin, pasi tankeri është konfiskuar për dy javë, gjë që do të shkaktojë dëm . " Zyrtari i lartë iranian më tej shtoi: "Tani është e pamundur të bëhet dallimi midis Britanisë dhe piratëve që plaçkitin në ujërat e Somalisë ose Afrikës jugore dhe veprimet e qeverisë britanike janë një shembull i qartë i piraterisë detare. Flota iraniane është gjithashtu e përfshirë në luftën kundër piratëve të detit. Për pjesën tjetër, veprimi i Britanisë është krejtësisht një akt provokimi. Natyrisht, Irani është në gjendje t'i përgjigjet këtij akti të paligjshëm, pasi që nafta britanike vjen nga Gjiri Persik ose ujërat e lira si Deti Mesdhe dhe Deti i Omanit, ku është e pranishme Flota iraniane. Nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, Irani ka të drejtën e hakmarrjes". Në të kaluarën, britanikët kryenin veprime të piraterisë, qoftë hapur apo fshehurazi. Tani ata po rifillojnë të tilla akte dhe arsyeja është e qartë. Ata padyshim duan të riparojnë imazhin e dëmtuar të Shteteve të Bashkuara. Në të vërtetë, nëpërmjet akteve të tilla, anglezët përpiqen të gjejnë vendin e tyre të mëparshëm në skenën ndërkombëtare. Por ata janë futur në një rrugë të gabuar dhe gabohen rëndë. Të shtunën ka pasur disa informacione rreth një anije britanike të ndaluar në Gjirin Persik ... Londra i ka mohuar ato, por lajmi e ka bërë efektin e tij ...