Marrëveshje më të mirë se marrëveshja bërthamore nuk ka
Grupi “B” i ka krijuar presidentit amerikan, iluzionin e një marrëveshjeje më të mirë.
Kështu ka deklaruar Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili në mesazhin e tij në Twitter ka thënë: Grupi B i ka imponuar presidentit amerikan Donald Trump iluzionin se shkatërrimi i marrëveshjes bërthamore nëpërmjet terrorizmit ekonomik, do të rezultojë me një marrëveshje më të mirë. Donald Trump prej 8 majit 2018 ka tërhequr Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një akord ndërkombëtar. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i referohet grupit B duke e quajtur atë grup i disa personave luftënxitës dhe thotë se emri i këtyre personave nis me shkronjën B. Beniamin Netanjahu kryeministri i regjimit sionist, Muhamed bin Selman princi i kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed bin Zajd princi i EBA dhe John Bolton këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, janë pjesëtarët e grupit “B”.