Irani nuk do të mposhtet në asnjë luftë tokësore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89389-irani_nuk_do_të_mposhtet_në_asnjë_luftë_tokësore
Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik  deklaroi se njësitë tokësore të forcave të armatosura iraniane kanë arritur përparim të dukshëm, dhe shtoi se Irani  sot është mjaft i fortë dhe mund të mposhtë armiqtë në çdo luftë tokësore kundër Republikës Islamike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 09, 2019 16:51 Europe/Tirane
  • Irani nuk do të mposhtet në asnjë luftë tokësore

Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik  deklaroi se njësitë tokësore të forcave të armatosura iraniane kanë arritur përparim të dukshëm, dhe shtoi se Irani  sot është mjaft i fortë dhe mund të mposhtë armiqtë në çdo luftë tokësore kundër Republikës Islamike.

Gjeneral Major Husein Selami i bëri deklaratat të martën në një takim me komandantë dhe zyrtarë të Forcave Tokësore të Gardës së Revolucionit Islamik   në qytetin e shenjtë Mashhad. Ai e përshkroi Forcën Tokësore të Gardës Revolucionare si "një forcë strategjike" për Republikën Islamike, e cila ka bërë përparim në të gjitha sferat. "Me bekimin e Zotit, në sajë të pranisë së Forcave Tokësore të Gardës Revolucionare dhe forcave të tjera të armatosura, të cilat po mbrojnë Revolucionin dhe vendin, ne nuk do të mposhtemi në asnjë luftë tokësore", tha Gjeneral Major Husein Selami. Ai gjithashtu theksoi se armiku ka kryer një luftë të gjithanshme ndaj Iranit duke përdorur strategji të ndryshme, duke përfshirë mjetet ushtarake, ekonomike, sociale, politike dhe kulturore dhe nganjëherë kombinime të tyre.