Martirizohen 3 forca të Gardës Revolucionare në veriperëndim të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89394-martirizohen_3_forca_të_gardës_revolucionare_në_veriperëndim_të_iranit
3 pjesëtarë të forcave të Gardës Revolucionare, janë martirizuar në qytetin Piranshahr, pjesë e provincës Azerbajxhani perëndimor në veriperëndim të Iranit dhe një tjetër është plagosur gjatë përleshjeve me persona të armatosur e të panjohur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 10, 2019 03:08 Europe/Tirane
  • Martirizohen 3 forca të Gardës Revolucionare në veriperëndim të Iranit

3 pjesëtarë të forcave të Gardës Revolucionare, janë martirizuar në qytetin Piranshahr, pjesë e provincës Azerbajxhani perëndimor në veriperëndim të Iranit dhe një tjetër është plagosur gjatë përleshjeve me persona të armatosur e të panjohur.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA e lajmeve, njoftoi se përleshjet janë zhvilluar në dalje të qytetit Piranshahr në drejtim të rajonit Sardasht. Deri tani nuk është bërë i ditur identiteti i agresorëve dhe asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë sulm. Piranshahr është një qytet i banuar kryesisht nga kurdët e provincës Azerbajxhani perëndimor në veriperëndim të Iranit dhe është pranë kufirit me Irakun.