Martirizohen 3 forca të Gardës Revolucionare në veriperëndim të Iranit
Korrik 10, 2019 03:08 Europe/Tirane
3 pjesëtarë të forcave të Gardës Revolucionare, janë martirizuar në qytetin Piranshahr, pjesë e provincës Azerbajxhani perëndimor në veriperëndim të Iranit dhe një tjetër është plagosur gjatë përleshjeve me persona të armatosur e të panjohur.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA e lajmeve, njoftoi se përleshjet janë zhvilluar në dalje të qytetit Piranshahr në drejtim të rajonit Sardasht. Deri tani nuk është bërë i ditur identiteti i agresorëve dhe asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë sulm. Piranshahr është një qytet i banuar kryesisht nga kurdët e provincës Azerbajxhani perëndimor në veriperëndim të Iranit dhe është pranë kufirit me Irakun.
Tags