Misioni francez, Ruhani i përgjigjet Macron-it
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89409-misioni_francez_ruhani_i_përgjigjet_macron_it
Emmanuel Bonne, këshilltari diplomatik i presidentit francez, i cili po viziton Teheranin, u takua të mërkurën mbrëma me presidentin iranian Hasan Ruhani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 10, 2019 16:43 Europe/Tirane
  • Misioni francez, Ruhani i përgjigjet Macron-it

Emmanuel Bonne, këshilltari diplomatik i presidentit francez, i cili po viziton Teheranin, u takua të mërkurën mbrëma me presidentin iranian Hasan Ruhani.

Duke falënderuar përpjekjet e Presidentit Emmanuel Macron për një zbatim më të mirë të marrëveshjes bërthamore, Presidenti Ruhani mbështeti diplomacinë për një zbatim të plotë të të gjitha angazhimeve të përcaktuara në marrëveshjen bërthamore. "Irani e ka lënë të hapur rrugën e diplomacisë dhe dialogut," tha ai. "Qëllimi i Iranit është realizimi i plotë i të gjitha pjesëve të marrëveshjes bërthamore ", tha presidenti Hasan Ruhani. Gjatë këtij takimi, Emmanuel Bonne i dorëzoi Presidentit iranian mesazhin me shkrim të homologut të tij francez, Emmanuel Macron. Këshilltari i lartë diplomatik i presidentit francez, i cili që nga e marta ka vizituar Teheranin, u takua të mërkurën në mesditë me sekretarin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, admiral Ali Shamkhani, me të cilin diskutoi mekanizmin e zbatimit të angazhimeve evropiane në kuadrin e marrëveshjes bërthamore dhe çështje të interesit rajonal dhe dypalësh.