Musavi: Amerika ka dështuar përsëri
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Amerika me organizimin e takimit të Këshillit të Guvernatorëve në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, përsëri tregoi izolimin e vet.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Abas Musavi, të mërkurën në mbrëmje në një mesazh të publikuar në Twitter, vuri në dukje organizimin e takimit të Këshillit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në lidhje me Iranin dhe ka shkruar: “Një dështim tjetër për Amerikën u regjistruar në shfaqjen teatrale të Këshillit të Guvernatorëve të ANEA”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit shtoi: “Qëndrueshmëria juridike e marrëveshjes bërthamore, diplomacia aktive dhe dora e plotë politike dhe morale e Iranit, mbyll të gjitha rrugët për ata që shkelin marrëveshjet dhe zotimet e veta”.
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, gjithashtu në një mesazh të publikuar në Twitter, duke thënë se Amerika urren marrëveshjen bërthamore, ka shkruar: “Amerika po ndëshkon të gjitha shtetet të cilat respektojnë marrëveshjen bërthamore”.
Zarif duke theksuar se Amerika për shkak se ka dal nga marrëveshja bërthamore, tani nuk është në një pozitë që do të mund të paraqesë diçka për të diskutuar rreth marrëveshjes bërthamore, ndërsa shtoi: “Në bazë të 15 raporteve të ANEA-së, Irani ka zbatuar në mënyrë të plotë marrëveshjen bërthamore”.