Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit nderon viktimat e Srebrenicës
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi në Twitter ka nderuar viktimat e masakrës së Srebrenicës.
Muhamed Xhavad Zarif, në 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës ku u vranë masivisht më shumë se 8 mijë myslimane ka dërguar një mesazh për nder të këtyre myslimanëve. Në këtë mesazh ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se ngjarja më e rëndë që nga lufta e dytë botërore ka ndodhur pikërisht në Srebrenicë e cila nuk duhet harruar as nga myslimanët dhe as nga evropianët. Srebrenica është një qytet i banuar kryesisht nga myslimanët. Ai më 11 korrik 1995 edhe pse ishte shpallur zonë e sigurt nga OKB dhe mbrohej nga ushtarët hollandezë, u sulmua nga forcat serbe nën drejtimin e Ratko Mlladic. Forcat serbe gjatë pushtimit të këtij qyteti kanë kryer krime makabre duke vrarë masivisht më shumë se 8 mijë myslimanë civilë.