Ministri i Jashtëm i Iranit niset për në Nju Jork
Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif është larguar nga Teherani për në Nju Jork për të marrë pjesë në tubimin vjetor të Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB-së (ECOSOC), njoftoi Ministria e Jashtme iraniane.
Takimi i nivelit të lartë i OKB-së për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm synon të trajtojë një gamë të gjerë çështjesh përfshirë konfliktet, urinë, barazinë gjinore dhe ndryshimet klimatike deri në vitin 2030. Udhëtimi i Zarif në Nju Jork vjen në prag të planit eminent të administratës amerikane për të vendosur sanksione ndaj diplomatit të lartë iranian. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abas Musavi, më pas Zarif do të largohet nga SHBA për në Venezuelë, ku do të marrë pjesë në Takimin Ministror të Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara (NAM). Në Karakas, Zarif do të zhvillojë bisedime dypalëshe me zyrtarët e lartë të Venezuelës. Diplomati më i lartë iranian do të udhëtojë në Amerikën e Jugut për të mbajtur takime bilaterale me zyrtarët e lartë të Nikaraguas dhe Bolivisë.