Ruhani: Të gjitha përpjekjet e Amerikës kundër popullit të Iranit kanë dështuar
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi, Amerika në 14 muajt e kaluar ka zbatuar sanksionet më të ashpra kundër popullit të Iranit, mirëpo në çdo rrugë që kanë shkuar amerikanët si në sferat shoqërore dhe politike gjithashtu edhe juridike, kanë dështuar tërësisht.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e diele në takim me qytetarët e qytetit Shirvan në provincën Khorsani Verior, tha: "Amerika në 14 muajt e kaluar ka zbatuar sanksionet më të ashpra kundër popullit të Iranit, mirëpo në çdo rrugë që kanë shkuar amerikanët, si në sferat shoqërore dhe politike gjithashtu edhe juridike, kanë dështuar tërësisht. Kjo është për arsye se populli heroik dhe vigjilent i Iranit ka qëndruar i palëkundur në rezistencën e vet gjatë kësaj periudhe".
Ruhani shtoi: "Amerikanët në vendet e rajonit si në Afganistan, Irak, Siri dhe Jemen kanë dështuar dhe nëse dikush pretendon se populli i Irani do të lëkundët përball presioneve, ky është një pretendim i kot dhe gënjeshtër. Veprimet e njëanshme të Amerikës kundër Iranit në OKB, në qarqet e ndryshme ndërkombëtare dhe në ANEA kanë dështuar dhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Guvernatorëve të ANEA gjithashtu shumica e vendeve të botës kanë mbështetur popullin e Iranit".
Ruhani deklaroi: "Amerika është dënuar edhe në Gjykatën Ndërkombëtar si pasojë e padisë së Iranit dhe opinioni publik i botës ka dënuar veprimet e këtij vendi".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Republika Islamike e Iranit pavarësisht presioneve të Amerikës, nuk ka shtrirë dorën para të huajve dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe po qëndron në këmbë të veta dhe tani ka paguar edhe një pjesë të borxheve të vitit të kaluar".