Kthimi i mundshëm i Iranit në periudhë para marrëveshjes bërthamore
Zëdhënësi i Agjencisë për Energji atomike të Iranit deklaroi se në rast se shtetet e tjera nuk respektojnë zotimet e tyre, Irani mund të kthehet edhe në periudhën e para marrëveshjes bërthamore.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Behruz Kamalvandi, zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, deklaroi: "Marrëveshja bërthamore ishte një akord i shkëmbimit dhe atë çfarë ne kemi ofruar ka qenë shumë më e madhe në krahasim me atë që kemi marrë, për arsye se palët e tjera sidomos pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, kanë harruar tërësisht zotimet e tyre ndërsa veprimet atomike që sot ka bërë Republika Islamike e Iranit, janë vetëm për t'i kujtuar palëve të tjera që t'i zbatojnë zotimet e veta".
Kamalvandi shtoi: "Atë çfarë po bënë Republika Islamike e Iranit në kuadër të ngritjes së kapacitetit atomik, është tërësisht në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe në bazë të paragrafëve 26 dhe 36 të kësaj marrëveshja ku është theksuar se nëse palët e tjera nuk zbatojnë zotimet e veta, për palën tjetër ekziston kjo e drejtë që të rishikojë zotimet e veta".
Kamalvandi në vazhdim vuri në dukje letrën e presidentit të Iranit drejtuar palëve që kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore dhe tha: "Presidenti i Irani në këtë letër u ka kujtuar palëve të tjera se në rast se nuk do të shfrytëzojnë rastet e dhëna nga ana e Iranit, atëherë Republika Islamike e Iranit në bazë të pikave të theksuar në marrëveshjen bërthamore, do të reduktojë zotimet e veta dhe ky veprim është kryer gjatë një periudhe dy mujore".
Kamalvandi shtoi: "Pas përfundimit të periudhës dymujore të parë, rezervat e uraniumit janë shtuar më shumë se sa tavani 300 kg dhe ofrimi në treg i pjesës shtesë të ujit të rëndë është nxjerr jashtë zotimeve të Iranit. Aktualisht kemi kaluar tavanin e pasurimit të uraniumit 3.67 % dhe aktualisht jemi duke prodhuar lëndët atomike të nevojshme për një central me pasurim 4.5%".