Zarif: Irani nuk bënë negociata për marrëveshje bërthamore të re
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit në zhvillon negociata të reja për marrëveshjen bërthamore.
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një intervistë me kanalin televiziv BBC, në përgjigje ndaj pyetjes së realizuesit të këtij kanali televiziv i cili pyeti pse nuk zhvilloni negociata të reja rreth marrëveshjes bërthamore?, deklaroi: "Republika Islamike e Iranit nuk është larguar nga negociatat, por ishte Amerika ajo që është larguar nga negociatat".
Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu theksoi: "Donald Trump, presidenti i Amerikës, nuk dëshiron luftë, mirëpo janë disa persona në qeverinë e tij të cilët janë të çmendur dhe të etur për luftë".
Shefi i diplomacisë iraniane theksoi: "Nëse do të fillojë ndonjë luftë, atëherë asnjë vend në rajon nuk do të ketë siguri. Prandaj të gjithë duhet të bëjnë përpjekje për të shmangur luftën".
Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka shkuar në Nju Jork për të marrë pjesë në takimin vjetor të autoriteteve të larta të Këshillit Ekonomik dhe Shoqëror të OKB për të diskutuar në lidhje me dokumentin për zhvillim të qëndrueshëm.
Republika Islamike e Iranit është anëtare e këtij këshilli dhe Muhamed Xhavad Zarif do të mbaj fjalën e tij në këtë takim.