Teherani dënon vrasjen e diplomatëve turq
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89593-teherani_dënon_vrasjen_e_diplomatëve_turq
Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, dënoi ashpër sulmin terrorist kundër punonjësve të Konsullatës së Përgjithshme Turke në Erbil, kryeqyteti i Kurdistanit irakian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 18, 2019 04:33 Europe/Tirane
  • Teherani dënon vrasjen e diplomatëve turq

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, dënoi ashpër sulmin terrorist kundër punonjësve të Konsullatës së Përgjithshme Turke në Erbil, kryeqyteti i Kurdistanit irakian.

Ai gjithashtu u ka ofruar ngushëllimet e tij familjeve të viktimave. Të mërkurën pasdite, një person i armatosur hapi zjarr ndaj punonjësve të Konsullatës së Përgjithshme Turke në një restorant në një distrikt të frekuentuar të Erbilit, duke vrarë konsullin turk dhe duke plagosur dy punonjës. "Terrorizmi është një goditje e tmerrshme që ka shkaktuar dëm të madh për vendet e rajonit. E vetmja mënyrë për ta zhdukur atë është që të gjitha vendet e botës të bashkojnë forcat për të luftuar grupet terroriste dhe ndalja e mbështetjes financiare, politike dhe logjistike për terroristët ", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane.