SHBA reagon ndaj kapjes së një cisterne nga Garda Revolucionare e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89614-shba_reagon_ndaj_kapjes_së_një_cisterne_nga_garda_revolucionare_e_iranit
Televizioni shtetëror iranian raportoi se Garda Revolucionare e Iranit ka konfiskuar një cisternë të huaj, më 14 korrik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 18, 2019 17:02 Europe/Tirane
  • SHBA reagon ndaj kapjes së një cisterne nga Garda Revolucionare e Iranit

Televizioni shtetëror iranian raportoi se Garda Revolucionare e Iranit ka konfiskuar një cisternë të huaj, më 14 korrik.

Sipas mediave iraniane, cisterna po transportonte lëndë djegëse nga kontrabandistët iranianë, tek klientët e huaj. Cisterna ishte me flamur panamez dhe në pronësi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Brenda transportuesit ishin 12 anëtarë të ekuipazhit. Por siç raporton Reuters, një zyrtar i Departamentit të Shtetit në Shtetet e Bashkuara tha se Irani duhet menjëherë të lirojë cisternën e konfiskuar në Ngushticën e Hormuzit dhe ekuipazhin e saj. "Irani duhet ta ndërpresë këtë aktivitet të paligjshëm dhe të lirojë menjëherë ekuipazhin dhe anijen e sekuestruar", deklaroi ai. "Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqimisht sulmet e vazhdueshme nga ana e Gardës Revolucionare të Iranit dhe ndërhyrjen në kalimin e sigurt në ngushticën e Hormuzit", tha zyrtari amerikan. "Njësitë detare iraniane do të vazhdojnë të kryejnë operacione të sigurisë dhe misionet që synojnë përballjen me përpjekje të organizuara të kontrabandës së karburantit ... me vendosmëri dhe fuqishëm gjatë gjithë kohës", thuhet në një deklaratë të Gardës Revolucionare të publikuar të enjten.