Zarif takohet me Guterres
Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork është takuar me Antonio Guterres, sekretarin e përgjithshëm të OKB.
Në takimin mes Zarif dhe Guterres janë diskutuar çështje si kufizimet e vendosura ndaj punonjësve të përfaqësisë së Iranit në OKB, tensionet në rajon, konfiskimi i anijes iraniane me naftë nga Britania, si dhe disa çështje rajonale si Siria, Jemeni dhe Afganistani. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, prej së shtunës ka shkuar në Nju Jork për të marrë pjesë në takimin vjetor të autoriteteve të larta të këshillit ekonomik dhe social të OKB. Departamenti Amerikan i Shtetit përkundër normave diplomatike ka kufizuar qarkullimin e delegacionit iranian në Nju Jork gjë e cila ngjalli reagimin dhe kritikat e OKB.