Irani pozicionohet në grupin e vendeve të teknologjisë "Quantum"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89651-irani_pozicionohet_në_grupin_e_vendeve_të_teknologjisë_quantum
Zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit bëri të ditur hyrjen e Republikës Islamike të Iranit në grupin e vendeve që posedojnë teknologjinë "Quantum".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 20, 2019 12:00 Europe/Tirane
  • Irani pozicionohet në grupin e vendeve të teknologjisë

Zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit bëri të ditur hyrjen e Republikës Islamike të Iranit në grupin e vendeve që posedojnë teknologjinë "Quantum".

Behruz Kamalvandi, zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, ditën e shtunë në një prononcim për media, deklaroi: "Agjencia për Energji Atomike të Iranit po hyn në portat e revolucionit të teknologjisë në botë, do të thotë të teknologjisë "Quantum" që është sasia më e vogël e energjisë e cila në dekadat e ardhshme pritet të krijojnë një ndryshim dhe zhvillim të madh në fushën e zhvillimit të telekomunikacionit dhe ndërtimit të procesorëve super të shpejtë".

Kamalvandi shtoi: "Qendra kombëtare e teknologjisë Quantum të Iranit së shpejti do të kryejë testimet e atomeve quantum me distancë mbi një metër dhe Irani do të bëhet vendi i parë në rajonin e Azisë Perëndimore dhe në botën islame që ka arritur të zhvillojë këtë teknologji dhe një prej vendeve të pakta në fushën e kapaciteteve për kontrollin e atomeve quantum dhe fotoneve".

M Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se propozimi i Amerikës për negociata me Iranin, është vetëm një taktikë për të plotësuar strategjinë e Uashingtonit kundër Teheranit, do të thotë presion në maksimum.

Para kësaj, në qendrën e shkencave dhe teknologjisë laser të Iranit janë prezantuar sukseset më të fundit të shkencëtarëve iranianë në fushën e teknologjisë quantum me qëllim të krijimit të telekomunikacionit të koduar dhe të sigurt.