Zarif takohet me presidentin Maduro
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif dhe presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro në takimin mes tyre diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet e interesave të përbashkëta.
Zarif mbërriti në Karakas, kryeqytetin e Venezuelës të shtunën për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të grupit të vendeve të paangazhuara (NAM). Më parë, zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane Abbas Mousavi tha se Zarif është planifikuar të zhvillojë bisedime me zyrtarë të Venezuelës duke përfshirë ministrin e Jashtëm dhe kryetarin e parlamentit të Venezuelës. Ai shtoi se Zarif pastaj do të udhëtojë në Nikaragua dhe Bolivi për të diskutuar zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet politike dhe ekonomike. Më herët, në takimin ministror të Byrosë Koordinuese të Lëvizjes (NAM), Zarif vuri në dukje se bashkëpunimi ndërkombëtar në fusha të ndryshme të tilla si tregtia e lirë, mjedisi dhe sundimi i ligjit po dëmtohen nga politikat unilaterale të SHBA dhe që po kërcënojnë vendet me sanksione të njëanshme dhe agresionin ushtarak. "Edhe shumë aleatë amerikanë po ekspozohen ndaj ndërhyrjes së pashembullt të SHBA në punët e tyre të brendshme," deklaroi Zarif, duke i bërë thirrje shteteve anëtare të NAM-it që të "rezistojnë ndaj kësaj vale të re dhe ta eliminojnë atë". Diplomati iranian kritikoi ashpër SHBA-të për "përpjekjet për të nxitur zhdukjen e marrëveshjes bërthamore ". Shtetet e Bashkuara jo vetëm që shkelin rezolutën e KS të OKB-së, por gjithashtu i kanë sanksionuar vendet që dëshironin t'i qëndrojnë marrëveshjes", deklaroi ai. Presidenti i SHBA Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 në maj 2018 dhe rivendosi sanksionet ekonomike mbi Iranin. Ky është takimi i fundit i NAM që është organizuar nga Venezuela gjatë presidencës së vendit para se ta dorëzojë postin Azerbajxhanit në tetor 2019. Shefi i politikës së jashtme të Iranit kritikoi gjithashtu SHBA për ndërhyrjen në punët e brendshme të Venezuelës të tilla si mbështetja ndaj përpjekjes për grusht shteti, prillin e kaluar.