Shkatërrohet një rrjet spiunazhi i CIAS në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89701-shkatërrohet_një_rrjet_spiunazhi_i_cias_në_iran
Ministria e Inteligjencës së Iranit ka njoftuar për identifikimin dhe shkatërrimin e një rrjeti spiunazhi të CIA-s në Iran.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 22, 2019 13:10 Europe/Tirane
  • Shkatërrohet një rrjet spiunazhi i CIAS në Iran

Ministria e Inteligjencës së Iranit ka njoftuar për identifikimin dhe shkatërrimin e një rrjeti spiunazhi të CIA-s në Iran.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ministria e Inteligjencës së Iranit gjatë një operacioni anti-spiunazh, ka arrestuar 17 agjent profesional të CIA-s të cilët vepronin në mënyrë grupore dhe individuale gjatë vitit të kaluar.

Sipas zyrës për informim të Ministrisë së Inteligjencës së Iranit, spiunët e identifikuar punonin në qendra jetike dhe të rëndësishme publike dhe private në sferat ekonomike, atomike, infrastrukturë, në sferat ushtarake dhe kibernetike të Iranit dhe ishin aktivizua si kontraktor ose këshilltarë në këto sektorë.

Gjithashtu mbledhje e informacioneve të klasifikuar nga qendrat e rëndësishme dhe jetike si dhe kryerja e operacioneve teknike-inteligjente; ishin misionet kryesore të këtij rrjeti spiunazhi.

Sipas këtij raporti, lëshimi ose vazhdimi i vizave amerikane, punësimi i specialistëve iranianë, sigurimi i pajisjeve, referimi i drejtpërdrejtë në kurthet e ndryshme gjatë konferencave shkencore jashtë vendit, si dhe dërgimi i e-maileve dhe mesazheve nëpërmjet rrjeteve sociale; ishin prej metodave më të zakonshme të shërbimeve inteligjente amerikane për të inkuadruar spiunë brenda në Iran.

Ministria e Inteligjencës së Iranit deklaroi: "Keqshfrytëzimi i agjentëve të CIA-s nga disa shtete evropiane dhe aziatike për të kontaktuar me burimet përkatëse që bëhet me informim paraprak të këtyre shteteve, nuk do të mbetet larg vëzhgimit të Ministrisë së Inteligjencës së Republikës Islamike të Iranit, prandaj pa kurrfarë dyshimi përgjegjësia për këto çështje do të bie mbi ato shtete".