Irani mjaft i fuqishëm për të kundërshtuar çdo kërcënim
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89710-irani_mjaft_i_fuqishëm_për_të_kundërshtuar_çdo_kërcënim
Ministri i Mbrojtjes i Iranit, gjeneral brigade Amir Hatami, tha se Forcat e Armatosura të Republikës Islamike janë mjaft të fuqishme dhe gëzojnë vendosmërinë për të eliminuar çdo kërcënim të paraqitur nga armiqtë siç dëshmohet nga konfiskimi i fundit i një cisterne të naftës me flamur britanik në Gjirin Persik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 22, 2019 17:57 Europe/Tirane
  • Irani mjaft i fuqishëm për të kundërshtuar çdo kërcënim

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, gjeneral brigade Amir Hatami, tha se Forcat e Armatosura të Republikës Islamike janë mjaft të fuqishme dhe gëzojnë vendosmërinë për të eliminuar çdo kërcënim të paraqitur nga armiqtë siç dëshmohet nga konfiskimi i fundit i një cisterne të naftës me flamur britanik në Gjirin Persik.

"Kur një anije që transportonte naftën e Iranit u konfiskua në mënyrë të paligjshme nga britanikët në Gjibraltar, ne me shpejtësi u përgjigjëm në Gjirin Persik ndaj veprimeve të tyre të paligjshme, që do të thotë se Republika Islamike ka vullnetin dhe fuqinë për t'iu përgjigjur çdo kërcënimi", tha të hënën Hatami. Më tej, në fjalën e tij, ministri i Mbrojtjes i Iranit vuri në dukje rrëzimin e një droni spiun amerikan mbi Gjirin Persik dhe tha: "Përgjigja e mençur e dhënë nga Forcat e Armatosura Iraniane ndaj këtij akti agresioni tregon fuqinë e lartë të Republikës Islamike në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë". Hatami vazhdoi duke thënë se Irani ka bërë përparim të madh në të gjitha fushat e mbrojtjes dhe teknologjisë ushtarake, duke përfshirë raketat det- det, raketat tokë-tokë, raketat ajër-ajër dhe gjithashtu llojet e tjera të pajisjeve kundërofensive dhe elektronike. "Forcat e Armatosura të Republikës Islamike, duke pasur aftësinë për të prodhuar dhe shfrytëzuar radarët më të avancuar dhe sistemet inteligjente ushtarake, demonstruan vetëm një pjesë të vogël të gatishmërisë së tyre luftarake duke rrëzuar dronin spiun amerikan", theksoi ministri i Mbrojtjes i Iranit.